Sulmuesi shqiptar, Armando Broja është duke vazhduar me paraqitjet fantastike në Premier Ligën angleze, ku sot ka shënuar gol kundër Tottenham Hotspur.
Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Tottenham dhe Southampton, ku rezultati qëndron i barabartë 1:1.
Rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi, Jan Bednarek i cili shënoi në portën e tij për të kaluar Tottenhamin në epërsi prej 1:0.
Ndërkaq, rezultatin e barazoi ylli shqiptar Armando Broja, i cili shënon në minutën e 23’ për ta barazuar rezultatin në 1:1 për Southamptonin.
