Britaninë e Madhe mund të përballet me valë të dytë të Covid-19

TË FUNDIT

Britania e Madhe mund të përballet me valë të dytë, këtë dimër më vdekjeprurës të Covid-19, ndërsa në skenarin më të keq, numri i vdekjeve parashikohet të arrijë në 120.000 përgjatë nëntë muajve, thonë ekspertët e shëndetësor.

“Për shkak se koronavirusi i ri do të përhapet në dimër kur njerëzit kalojnë më shumë kohë së bashku në ambiente të mbyllura, vala e dytë e pandemisë mund të jetë më serioze se e para”, deklaroi Stiven Hollgejt, profesor dhe bashkë-autor i raportit të Akademisë britanike për shkencat mjekësore (AMS).

Hollgejt shtoi se ky nuk ishte parashikim, por mundësi, ndërsa vdekshmëria gjatë dimrit mund të ishte më e lartë në valën e dytë të Kovid-19, por për të shmangur rrezikun duhet të ndërmarrim veprime të menjëhershme.

Prej AMS theksojnë se ekziston “shkallë e lartë e pasigurisë” se si do të zhvillohej epidemia e Kovid-19 në Britaninë e Madhe, por që “skenar i arsyeshëm në rastin më të keq” mund të ishte kur numri riprodhues ose vlera R do të rritet në 1,7 nga muaji shtator.

Në Britaninë e Madhe, efektet e koronavirusit të ri deri më tani kanë konfirmuar 45.000 persona të vdekur, më së shumti në Evropë./MIA