Pronari i klubit anglez të futbollit, Chelsea, Roman Abramovich dhe gjashtë oligarkë të tjerë rusë janë sanksionuar nga Britania e Madhe.
Në vendimin për sanksionim bëhet e ditur se përfshihet ngrirja e aseteve duke përfshirë klubin e futbollit Chelsea.
Abramovich ka qenë në qendër të kritikave pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, për lidhjet e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
