Britania miratoi një vaksinë tjetër kundër Covid-19

TË FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar ka miratuar një vaksinë të pestë, të zhvilluar nga kompania amerikane Novavax, e cila ofron deri në 89% mbrojtje kundër sëmundjes Covid.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor ka thënë se është e sigurt si dozë e parë dhe e dytë te të rriturit.

Miliona doza janë duke u prodhuar në një fabrikë në Teesside, transmeton rtv21.tv.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid thotë se shkencëtarët e pavarur në Komitetin e Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin tani do të shqyrtojnë përdorimin e tij. Më pas, vaksina mund të përdoret menjëherë si pjesë e programit të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar./21Media