Britania i bëri thirrje SHBA-së që të kthehet në marrëveshjen bërthamore iraniane

TË FUNDIT

 Britania e Madhe i bën thirrje SHBA-së që ta mbështesë Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës për Aksion (JCPOA) në lidhje me programin bërthamor iranian dhe me padurim pret që Irani t’i përmbushë obligimet e tij, deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes Ben Uolas për kanalin televiziv Skaj njuz.

“Ne e mbështesim JCPOA, që ishte tentim i disa vendeve që ta detyrojnë Iranin që t’i respektojë kushtet bërthamore (marrëveshjen) në këmbim për lehtësim të regjimit të sanksioneve. Ne besojmë se kjo është rruga më e mirë drejtë paqes dhe stabilitetit dhe do të vazhdojmë ta mbështesim. SHBA-ja duhet të kthehet në mbështetjen e JCPOA, ndërsa iranianët duhet të sigurojnë përmbushje të këtyre kushteve”, tha Uollas.

JCPOA ishte nënshkruar nga Irani, anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurisë së KB-së (Rusia, Britania e Madhe, Kina, SHBA-ja, Franca) dhe Gjermania në vitin 2015. Marrëveshja e kufizoi zhvillimin bërthamor të Teheranit në këmbim për heqjen e sanksioneve të KB-së dhe masa restriktive të njëanshme të SHBA-së dhe BE-së.

Në vitin 2018, SHBA-ja paralajmëroi tërheqjen nga JCPOA dhe vendosën sanksione ekonomike për Iranin. Teherani e publikoi fazën e pesët të tërheqjes nga marrëveshja bërthamore në janar të vitit 2020.