Britania fut Turqinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për pastrim parash

TË FUNDIT

Turqia, Mali dhe Jordania janë tri shtetet që i janë shtuar listës prej 22 shtetesh të cilat konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë për pastrim parash, financimin e terrorizmit dhe transferim fondesh.

Sipas këtij ligji, çdo marrëdhënie biznesi me një person që vjen nga një prej vendeve të listuara është automatikisht subjekt i një kontrolli të imtësishëm mbi identitetin dhe të shkuarën.

Më parë, lista përpilohej nga Bashkimi Evropian, por me daljen e Britanisë nga unioni, juridiksioni i ka kaluar Thesarit të shtetit, i cili më pas e kalon për miratim tek parlamenti britanik.

Shqipëria është gjithashtu një ndër 25 shtetet që kategorizohen si vende me rrezikshmëri të lartë, duke iu shtuar kësaj liste zyrtarisht më korrik 2021, pasi kaloi në parlament në 26 mars.

Indeksi i Bazelit, ent i pavarur dhe mjet vlerësimi mbi rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, e rendit Shqipërinë në vendin e 72, mes 110 vendeve të botës, duke theksuar se ka rënë 28 vende krahasuar me një vit më parë.

Sipas indeksit, problematikat më të mëdha janë hasur tek transparenca financiare, korrupsioni dhe ryshfeti.