Qeveria britanike sot do ta publikojë planin për karantinë të kufizuar në hotel për britanikët të cilët kthehen nga 30 vende me rrezik të lartë, të përfshirë me ndalesën për udhëtim për shkak të Covid-19, shkruan “Tajms”.
Mediat britanike informojnë se bëhet fjalë për vendet nga Amerika e Jugut, Portugalia, Kepi i Gjelbër dhe Afrika e Jugut, transmeton Rojters.
Kryeministri britanik Boris Xhonson e refuzoi thirrjen e ministres së Punëve të Brendshme, Priti Patell, për mbyllje të përkohshme të kufijve, publikoi “Tajms”, duke shtuar se Patel ka kërkuar ndalesë për udhëtime që të parandalohet transmetimi i llojeve potencialisht reszistuese të virusit korona në vend.
Kryeministri britanik paraprakisht kumtoi se po shqyrtohet mundësia për vendosje të hoteleve për karantinë për ata persona të cilët vijnë në Britani të Madhe, ndërsa me qëllim që të parandalohet rreziku nga hyrja e llojeve të reja të virusit korona në vend.
Njerëzit e parë të kompanive ajrore, përfshirë edhe “British ervejs”, Virgjin Atlantik” dhe “Izi xhet”, tashmë dolën me kritikë për planin e tillë për disa ose të gjitha ardhjet në Britani të madhe dhe kërkuan pako të mbështetjes ekonomike.
Britania e Madhe në janar pësoi rritje drastike të infeksioneve dhe rasteve të vdekjes nga Kovid-19, pjesërisht të nxitur nga mutacioni i ri, më infektues i virusit, që së pari ishte identifikuar në jug-lindje të Anglisë, njoftuan mediat britanike.
