Për shkak të valës së re të koronavirusit, përpjekjet për luftë kundër infeksionit janë dyfishuar në mbarë botën, ndërsa shumë vende vendosën kufizime shtesë, duke e përfshirë edhe Britaninë e Madhe, e cila vendosi karantinë për udhëtarët e Francës dhe Spanjës.
Pas lehtësimit të masave në fillim të verës, shumë vende tani vendosin mbajtje të obligueshme të maskës madje edhe në vend të hapur.
Në Bruksel, prej të mërkurën, obligohet mbajtja e maskës, ndërsa në Paris, prej sot është zgjeruar lista me qarqe në kryeqytetin francez ku duhet të mbajnë maska. Prej sot, prefektura parisiene e ndalon tubimin e më shumë se 10 personave nëse nuk garantohet distanca fizike.
Në korrniza botërore, më shumë se 760.000 njerëz vdiqën nga koronavirusi, ndërsa mbi 21 milion njerëz janë infektuar.
Virusi shkaktoi pasoja dramatike ekonomike, duke e përfshirë edhe recesionin në Poloni, që ndodh për herë të parë nga fundi i komunizmit në atë vend.
Në javët e fundit, në Evropë regjistrohen numër më i madh i njerëzve të infektuar.
Në Spanjë, dy ditë me rradhë, numri i të infektuarve me koronavirus është rreth 3.000. Autoritetet spanjolle urdhëruan mbylljen e klubeve të natës, ndalesë për vizitë në shtëpitë e pleqve dhe kufizim të orarit të punës në restorane.
Prej sot, Britania e Madhe vendos karantinë 14 ditëshe për udhëtarët e Francës, Holandës dhe Maltës, më pak se një muaj pas lehtësimit të masave restriktive.
As situata jashtë Evropës nuk është më e mirë, SHBA mbetet më e rrezikuar nga epidemia me 167.225 raste të vdekjes, para Brazilit (105.463), Meksika (55.223) dhe India (48.040).
