Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të veprojë në përputhje me vendimin e raportuar të SHBA-së për të ndaluar importet e naftës ruse më vonë sot.
BBC raporton se kryeministri pritet të konfirmojë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022.
Po ashtu, Komisioni Evropian ka propozuar një përmbledhje të një plani për ta bërë Evropën të pavarur nga lëndët djegëse fosile ruse para vitit 2030 – duke filluar me gazin./21Media
