Britania e Madhe e hoqi Spanjën nga lista e vendeve të sigurta në jehonën e pandemisë

TË FUNDIT

Britania e Madhe i këshillon shtetasit e vet të mos udhëtojnë në Spanjë pasi që në këtë vend erdhi deri te rritja drastike e numrit të të infektuarve nga koronavirusi dhe e hoqi nga lista e vendeve të sigurta që mund t’i vizitojnë.

Ministria britanike e Transportit mbrëmë dha kumtesë në të cilën paralajmëron se të gjitha që nga mesnata do të kthehen nga pushimi në Spanjë, do të duhet të vetëizolohen.

“Pas ndryshimit të konsiderueshëm gjatë javës së kaluar në numrin dhe tempon e rritjes së të infektuarve, Spanja është hequr nga lista e vendeve nga të cilat njerëzit mund të kthehen në Britani të Madhe pa vetëizolim”, thuhet në kumtesë.

Qeveria u bëri thirrje njerëzve të cilët tashmë ndodhen për pushime në Spanjë, të kthehen në shtëpi, si dhe t’i ndjekin informatat dhe këshillat e Ministrisë.

Në Spanjë, gjatë dy ditëve të fundit po regjistrohen mbi 900 infektime të reja. Autoritetet spanjolle paralajmërojnë se vendi mund të përballet me valë të dytë të infektimit.