Nuk ka asnjë dëshmi që vaksina e AstraZenekës kundër Kovid-19 nuk parandalon vdekjen ose sëmundjet serioze, ndërsa Afrika e Jugut vetëm përkohësisht e ka ndërprerë përdorimin e vaksinës, njoftoi sot Ministria britanike e Shëndetësisë.
Afrika e Jugut do ta ndërpresë përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneka në programin e saj të vaksinimit pasi të dhënat treguan se mundëson mbrojtje minimale kundër infeksionit “të lehtë deri mesatar” të shkaktuar nga lloji i ri i koronavirusit në vend.
“Nuk ka asnjë dëshmi që kjo vaksinë nuk është efektive në parandalimin e hospitalizimeve dhe sëmundjeve të rënda, si dhe vdekjeve, gjë që sot në fakt është qëllimi i këtyre vaksinave”, tha Eduard Argar nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas tij, llojet e reja të koronavirusit në Britani nuk janë si ato në Afrikën e Jugut, por ky është varianti i parë i virusit dhe më pas lloji Kent, kundër të cilit kjo vaksinë është shumë efektive.
Ndër llojet e koronavirusit, për të cilat shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik janë më të shqetësuar për momentin janë të ashtuquajturat lloje britanike, afrikano-jugore dhe braziliane, të cilat duket se janë më ngjitëse se të tjerat.
