Breton: Në rregull është që anëtarët e BE-së të sigurojnë vaksina kineze dhe ruse

TË FUNDIT

Eurokomisioneri për treg të brendshëm, Tieri Breton deklaroi se është në rregull nëse anëtarët e Unionit dëshirojnë të furnizojnë vaksina kundër koronavirusit nga prodhuesit rusë dhe kinezë.

Në bisedë me “Politiko” të Brukselit, ai e mirëpriti veprimin e Austrisë dhe Danimarkës për të bashkëpunuar me Izraelin për vaksinat.

“Nuk kam frikë se kjo është drejtuar kundër dikujt. Kjo është vetëm përmirësim i bashkëpunimit global,” tha Breton.

Breton përndryshe është përgjegjës për bisedimet me përfaqësuesit e kompanive AstraZeneka, Fajzer dhe Moderna, që prodhojnë vaksina kundër koronavirusit.

Në pyetjen për ta komentuar interesin e Hungarisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Republikës Çeke për vaksinën ruse Sputnik V, ai tha se të gjitha dozat që i marrin ato vende janë vetëm një “pikë në det”.

“Ajo që na duhet tani janë doza, ndërsa jo vaksina të reja”, tha Breton, duke shtuar se Hungaria ka marrë 40.000 doza të vaksinës ruse, ndërsa janë të nevojshme miliona, ndërsa vendet anëtare do të marrin miliona doza vaksinash me ndihmën e BE-së.