Breton: BE-ja investon hulumtime hapësinore

TË FUNDIT

Komisari evropian për treg të brendshëm Tieri Breton paralajmëroi se në buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian do të ndahen 16 miliardë euro për hulumtime hapësinore.

“BE-ja do të investojë më shumë para në plasimin e raketave, komunikimit satelitor dhe hulumtimit në Hapësirë, me qëllim që t’i ruajë sukseset e veta në Hapësirë dhe të jetë në hap me ambiciet amerikane dhe kineze”, deklaroi eurokomisari për treg të brendshëm Breton.

Në dekadat e fundit BE-ja tentoi të ndërtojë qasje të pavarur për Hapësirën, siç janë raketat Ariana ose sateliti Galileo, që është “rivale” e GSP.

Paraqitja më e re e konkurruesit amerikan “Spejs iks” dhe raketat e tij për përdorim të shumëfishtë, si dhe avancimi i shpejtë i Kinës, duke e përfshirë edhe aterrimin e parë në anën e errët të Hënës, i nxit ambiciet evropiane.

BE-ja për herë të parë do të nënshkruajë marrëveshje në një miliardë euro me “Arijanaspejs”./MIA