Bredhi në Kriva Pallankë më i bukur sesa në Shkup/ Disa qytetarë thonë se stolisja e kryeqytetit duket qesharake

TË FUNDIT

Festat e fundvitit janë afruar, por atmosfera në sheshin e Shkupit duket e zbehtë.

Qytetarëve nuk iu pëlqen se si është dekoruar qyteti, madje thonë se është qesharake.
Një kalimtar i rastit tha se në Kriva Pallank bredhi është më i bukur sesa ky në qendër të Shkupit.

Ne jemi nga Krivapallanka, kjo është fatkeqësi për Shkupin, këtu kemi studiuar dhe kemi banesë banojmë pëekohësisht, por kështu Shkupi pasi erdhi kryetarja Danella katastrofë është bërë zbukurimi. Të vini në Krivapallankë në krahinë të vogël dhe e shihni çfarë është zbukurimi.

Asgjë nuk është zbukuruar. Ky është bredh?! Ky nuk është bredh! Ky zbukurim është më I keqi në jetë 68 vite që I kam. Nuk ka asgjë as drita, nuk e di nuk ka. Të shkoni në Australi të shihni çfarë është zbukurimi për vitin e ri, çdo dy vjet shkoj atje e kam djalin, çfarë t’iu tregoj, e lëmë anash Austarlinë edhe shtetet më të vogla shkoj shëtitëm. Kjo?! Kjo është mizore nuk jam i kënaqur aspak, për mua nuk ka rëndësi unë jam i vjetër, por për fëmijët. Më herët para 10-15 viteve kishte diçka këtu, tani nuk e di a i vjedhin të hollat kryetarët.

Nuk më pëlqen aspak, vitet e kaluara ishte shumë më bukur, shumë më mirë për të shëtitur me shokë dhe me të vërtetë kishte shumë gëzim. Këtë vit qyteti nuk është zbukuruar aspak, dhe mendoj se kryetarja duhet të kishte më tepër vëmendje që ky qytetet të bëhet më I bukur. Për krahasime kam parë ne televizor qytetet tjera Zagreb ose Garalin, jashtë janë shumë më të zbukuruar qytetet.

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska para disa ditësh në facebook shkroi se këtë vit Shkupi do të dekorohet me një shumë prej 30 mijë eurove e jo sikur në të kaluarën kur për stolisje të qytetit janë harxhuar deri në 245 mijë euro.

“Për ata që janë të shqetësuar, ju njoftojmë se edhe këtë vit do të dekorohet qyteti i Shkupit, por për një shumë drastikisht më të ulët se sa është shpenzuar çdo vit për dekorimin e qytetit përmes blerjeve të dyshimta. Dikush duhet të përgjigjet se si ka shpenzuar nga 90,000 deri në 245,000 euro në vit për kompanitë e dekorimit, paratë e qytetarëve që kanë përfunduar në xhepat privatë, dhe tani qyteti është dekoruar për 30,000 euro.”- shkruante Danella Arsovska.

Kjo stolisje e qytetit ngjalli edhe shumë reagime në rrjetet sociale, e një prej tyre ishte “Bredhi nuk është i vogël, por Aleksandri është i madh.