Brazili e arriti Britaninë e Madhe për nga numri i rasteve të vdekjes nga pasojat e koronavirusit të ri dhe tani është në pozitën e dytë, pas SHBA-së.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve u ngjit në 41.828 prej të cilëve 909 persona në 24 orët e kaluara.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit kumtoi se numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 828.810, pasi janë regjistruar 25.982 të infektuar të rinj.
Brazili edhe për nga numri i të infektuarve është në pozitën e dytë pas SHBA-së.
Presidenti i Brazilit, Zhair Bolsonari vlerëson se koronavirusi i ri nuk paraqet rrezik të madh dhe pandeminë e quajti “grip të vogël”.
