“Bota” me mbështetje për Ukrainën! Protesta kundër Rusisë deri në Siri

TË FUNDIT

Granatimet dhe sulmet ajrore janë pjesë e përditshmërisë së tyre tani më disa vite, gjë e cila bëri shumë sirianë të ndjejnë empati me ukrainasit duke pasur parasysh përvojën e tyre të mbijetesës.

Fillimisht protestat shpërthyen në Rusi. Monitoruesi i pavarur OVD-Info tha se më shumë se 3,000 njerëz ishin arrestuar në Rusi në protestat lidhur me pushtimin, duke përfshirë 467 të cilët u arrestuan që nga dita e pare e protestave më 26 shkurt në 34 qytete.

 Por, protestat nuk mbetën vetëm brenda kufijve të Rusisë. Në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë, rreth 30,000 njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit, Tbilisi, duke protestuar kundër pushtimit rus. Me të njëjtin motiv më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën në qendër të Berlinit,  ndërsa rreth 80,000 protestues u mblodhën në sheshin qendror të Pragës.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në Varshavë, Toronto, Romë, Lisbonë, Londër, Seul, Lahore, Podgoricë, Stamboll dhe Uashington, DC.  Protesta në mbështetje të Ukrainës gjithashtu u mbajtën edhe në Shkup dhe Tiranë.