Mëngjesin e sotëm, lideri i GERB-it, Bojko Borisov erdhi para Policisë Nacionale që të japë deklaratë, kurse derisa ecte drejt hyrjes, një grua e paidentifikuar, për të cilën mediat bullgare shkruajnë se është nga Bjellorusia, tentoi ta sulmojë me mbajtës kamere.
Ajo ka qëndruar larg njerëzve që ishin rreth Borisovit dhe vetëm intervenimi i shpejtë i policisë e shpëtoi nga linçi publik nga mbështetësit e liderit të GERB-it. Fillimisht, gruaja ka thënë se është gazetare e deleguar nga mediat ruse, kurse pastaj se vjen nga Al Xhezira, që pas kontrollit të policisë ka rezultuar si gënjeshtër. Ish-kryeministri bullgar dhe lider i partisë GERB, në polici ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në periudhë prej vitit 2009 deri në 2012. Ai pas bisedës informative në polici, para mediave tha se është thirrur për shkak të “shpikjeve prej para 13 vjetëve”./TV21
