Borisov: Sot e depozitojmë propozimin për ndryshime kushtetuese

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi sot se pas kërkesës për të thirrur një seancë të Kuvendit të Madh Kombëtar dhe për ndryshim të kushtetutës, duhet të ndërmerret hapi tjetër.

Ai tha në një video mesazh të publikuar në Fejsbuk se qëllimi është t’u jepet qytetarëve e drejta të zgjedhin dhe të marrin vendime.

Ne kontaktuam me partnerët e koalicionit dhe kërkuam takime. Kuptova që ata gjithashtu kanë sugjerime. Lejoni të na mbështesin në këtë. “Më 2 shtator, ne duhet të hyjmë me 120 nënshkrime,” tha Borisov.

Siç deklaroi ai, qëllimi i vetëm i partisë së tij GERB është t’u japë njerëzve të drejtën e votës.

Ne jemi akuzuar se jemi jolegjitimë. “Ne kemi pasur zgjedhje dy herë vitin e kaluar dhe deri më tani asnjë agjenci nuk ka treguar që GERB nuk është forca e parë politike,” tha Borisov.

Borisov ka thënë paraprakisht se ai do të jep dorëheqje nëse parlamenti e miraton planin e tij për të shpallur zgjedhje për Kuvendin e Madh Kombëtar, me qëllim të ndryshimit të Kushtetutës. ls/