Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov në fjalimin e sotëm të jashtëzakonshëm deri te kombi paralajmëroi se partia e tij Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (QZHEB) do të kërkojë seancë urgjente në Asamblenë e madhe popullore, në të cilën mund të sillet Kushtetutë e re dhe mund të shpallen zgjedhje të reja parlamentare, lajmëroi BGNES. Menjëherë pas shpalljes së tyre paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga vendi i kryeministrit.
Borisov potencoi se Kushtetutë të re kanë kërkuar edhe qytetarët dhe organizatat joqeveritare, i cili do të jetë në pajtim me rregullat evropiane.
Ai kërkoi se do të kërkojë zvogëlim të numrit të deputetëve prej 240 në 120, ndërsa në Asamblenë e madhe popullore numri i përfaqësuesve të zvogëlohet prej 400 në 280.
Borisov propozon edhe heqje të Këshillit të lartë gjyqësor dhe formim të Këshillit gjyqësor të gjykatësve dhe Këshillave gjyqësor të prokurorëve, mandatet e gjykatësve në të gjitha gjykatat bullgare të jenë pesë vjet, formim i Institutit për ankesë kushtetuese individuale, kryeprokurori të dëgjohet në çdo gjashtë muaj nga Asambleja popullore. Ai citoi se me atë do të përforcohet besimi në sistemin gjyqësor.
Ai në fjalim u lavdërua edhe me sukseset e Qeverisë, ndërsa u kthye edhe në protestat antiqeveritare, duke cituar se e respekton rebelimin e rinisë.
Ai theksoi se deri tani në emër të demokracisë dy herë është tërhequr nga funksioni, ndërsa populli e ka kthyer.
Ai paralajmëroi se në këtë moment kur Asambleja popullore do të shpallë zgjedhje të reja parlamentare, ai do të tërhiqet nga pozita e kryeministrit.