Kryeministri bullgar, Bojko Borisov sot deklaroi se shpreson se vitin e ardhshëm do të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Borisov këtë e tha në mbledhjen e qeverisë bullgare në të cilën u soll vendim që një pjesë e vaksinave kundër Kovid-19 që do të arrijnë në Bullgari, një pjesë prej tyre të dedikohet për qytetarët tanë dhe kjo të jetë në formë të donacionit.
“Këtë e bëjmë me zemër të pastër pa ndonjë qëllim të fshehur, e bëjmë për fqinjët tanë më të afërt. Shpresoj që deri vitin e ardhshëm me Zaharievën dhe Karakaçanovin do të gjejmë një zgjidhje për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ashtu siç e mbështetëm edhe për anëtarësimin në NATO. Ashtu që nuk ka ndodhur asgjë tragjike, është në pyetje vullneti politik i të dy palëve që të arrijmë deri aty”, tha Borisov.
