Borell: Vizita ime në Maqedoni, pas sulmit barbar të Putinit në Ukrainë

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep  Borrell në konferncën e sotme për shtyp në Shkup tha se vizita e tij në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e rajonit vjen si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, përcjell TV21.

“Vizita ime vjen si përgjigje e sulmit barbar që po bëhet mbi njerëzit në Ukrainë. Dhe e përsëris, sulmi barbar i Putinit mbi popullin e Ukrainës, jo vetëm drejt objekteve ushtarake, por edhe drejt civilëve”, tha mes tjerash Borell duke falënderuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski për qëndrimin e palëkundur të Qeverisë ndaj agresionit rus në Ukrainë.