Borel: Kina dhe Rusia përhapin dezinformata për COVID-19

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel, porositi se krahas Rusisë, Kina është “shumë aktive” në përhapjen e lajmeve dhe dezinformatave  të rreme lidhur me krizën me koronavirusin.

“Për Rusinë është lajm i vjetër, por Kina u bë më aktive. Burime kineze promovojnë imazh duke e prezantuar sistemin e tyre si më të mirë, më mirë të pajisur për t’u përballur me pandeminë dhe duke i akuzuar demokratët për menaxhimin e tyre me krizën”, deklaroi Boreli para Parlamentit Evropian.

Infodemia, siç quhet përhapja e lajmeve të rreme, veçanërisht lidhur me Kovid-19, i prek të gjitha vendet demokratike de perëndimore, tha Boreli, dhe vazhdimisht është e eksploatuar nga forcat e huaja.

Rusia, theksoi shefi i diplomacisë, që moti merret me dezinformata në BE, duke tentuar ta prezantojë Evropën si pamjaftueshëm solidare dhe viktimë e krizës së brendshme të vazhdueshme.

Bashkimi Evropian që mot përballet me teoritë të komplotit dhe fushatave të dezinformatave nga ana e Rusisë, për çfarë është formuar një  ekip i veçantë në institucionet e BE-së për komunikim strategjik, njëri prej tyre është përkushtuar në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor, përkujtoi Boreli.

Me koronavirusin për BE-në u bë e qartë se Kina paraqet po aq rrezik si dhe Rusia, konsideron diplomati i parë i BE-së.

Ai paralajmëroi se edhe kjo krizë nuk duhet t’i rrezikojë themelet demokratike të shteteve evropiane./MIA