Reshjet e borës dhe akulli në Francë shkaktuan bllokime të mëdha në trafikun rrugor, pezullim të linjave të autobusëve dhe anulimin e rreth 140 fluturimeve në aeroportet e Parisit.
Sipas shërbimit meteorologjik “La Chaîne Météo”, reshjet më të forta të shiut priten në veri të Francës, në Bassin Parisien dhe Masivin Qendror, me një akumulim mesatar prej tre deri në gjashtë centimetra gjatë tre deri në katër orëve, njoftoi “Le Figaro”.
Bllokimet në trafikun rrugor në rajon arritën 535 kilometra këtë mëngjes, ndërsa trenat u vonuan dhe disa u anuluan për shkak të borës mbi shinat.
Rreth 140 fluturime u anuluan në aeroportet e Parisit, përkatësish në Charles de Gaulle dhe Orly.
Ministri i Transportit, Philippe Tabarot, paralajmëroi udhëtarët për mundësinë e ngrirjes së shiut dhe bëri thirrje për kujdes në gjithë vendin.
Rrjeti i autobusëve të RATP në rajonin Île-de-France gradualisht po pezullohet për arsye sigurie.
Ndërmarrja publike dhe organi rajonal përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e transportit publik, IDFM, njoftoi se autobusët po kthehen në depot dhe bëri thirrje që udhëtarët të ndjekin informacionet.
Si përgatitje për reshjet e borës, komunat vendosën shpërndarës kripë që herët në mëngjes, ndërsa punonjësit lokalë punuan për pastrimin e rrugëve për të minimizuar pasojat e motit të keq.
