Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, nesër do të diskutojë për Kosovën.Në kuadër të seancës plenare, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të debatojë dhe votojë për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën . Ky bord përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën./21Media
