Bombat e rrejshme arritën edhe në Tetovë. Mëngjesin e sotëm pati denoncim për bombë në shkollën fillore “Liria”. E-maili kërcënues është lëshuar rreth orës 09:00, ndërsa për të evituar panikun, nxënësve u është thënë se do të dezinfektohet shkolla, dhe të njëjtit janë evakuuar.
Përveç në Tetovë paralajmërime për bomba ka pasur edhe në disa qytete tjera, si Shkup, Manastir, Prilep dhe Strugë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuim, janë konstatuar se paralajmërimet janë të rrejshme dhe se po merren masa për zbardhjen e rasteve.
