Bombardime në qytetin Zhytomyr të Ukrainës

TË FUNDIT

Diplomati ukrainas, Olexandar Scherba ka publikuar pamje pas bombardimeve ruse në qytetin Zhytomyr të Ukrainës. Ai shkruan se është bombarduar një pjesë e banueshme me civil.

“Çdo ditë Putini zgjedh një qytet të ri të Ukrainës për bombardime. Zhytomyr është djegur sonte. Pjesë e banueshme”, shkruan Scherba.

Sipas autoriteteve, të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 3 janë plagosur. Shumë të tjerë dyshohet se janë ende nën rrënoja. 10 pallate janë dëmtuar, 3 prej të cilave kanë marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 në mbrëmjen e së martës.

Në po të njëjtin qytet është bombarduar dhe një banesë private e cila është shkatërruar plotësisht.

Shërbimi i Urgjencës Shtetërore të Ukrainës gjithashtu raporton se janë thyer xhamat e një spitali në afërsi të zonës ku ndodhi sulmi.

Rusët kanë sulmuar dhe një bazë ushtarake në qytet, sipas njoftimit në Twtter të faqes zyrtare të Parlamentit të Ukrainës.