Ish këshilltari amerikan për siguri kombëtare Xhon Bolton i akuzoi presidentin amerikan Xho Bajden dhe NATO-n për gabime strategjike para fillimit të intervenimit ushtarak rus në Ukrainë.
“Me muaj SHBA-ja dhe NATO, në krye me Xhozef Bajdenin përsërisin se nuk do të ketë intervenim të trupave perëndimore në Ukrainë. Ky ishte gabim i madh”, deklaroi Bolton.
Sipas tij, kundërshtarit siç është presidenti rus Vlladimir Putin asnjëherë nuk duhet t’i lejohet t’i “shohë letrat e juaja”, shkruan “Bild”.
“Do të ishte më mirë Bajdeni të mos thoshte asgjë për dërgimin eventual të trupave perëndimorë në muajt e fundit, si për sigurinë e Ukrainës, ashtu edhe për paqen në botë”, tha Bolton, duke shtuar se tani po zhvillohet lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945.
