“Nata e kampionëve” është turneu i boksit që do të zhvillohet me 17 prill në Tetovë, ku ndeshja kryesore do të jetë ndërmjet boksierit tetovar Lulzim Ismail dhe boshnjakut Jasmin Dananoviq, luftë kjo e vlefshme për titujt WBF (Wold Boxing Federation ).
“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për karrierën time, ku do të ndeshem për kampion evropian në WBF, mendojmë se jemi të gatshëm dhe mendoj se do ta kryejmë para ndeshjes dhe do të jemi fitues”, tha Lulzim Ismaili – boksier.
Ismaili thotë se tash më dy muaj e gjysmë është duke u përgatitur në vazhdimësi për këtë ndeshje dhe pret që të dalë fitimtar. Por sa e njeh Ismaili kundërshtarin?
“Po kemi parë disa ndeshje ka boksuar 8 deri në 10 raunde. Për mua dhjetë raunde janë shumë por jemi përgatitur dhe mendojmë se do ta kryejmë para kohe jemi në formë të mirë”, shtoi boksieri Lulzim Ismaili.
Në mbrëmjen e së shtunës do të ketë edhe shtatë ndeshje tjera, kur do të promovohen boksier të rinj. Lulzim Ismaili është anëtar i klubit të boksit “Shkëndija Boks No Limit”.
