Boki 13 në Prokurori po parashtron kallëzime penale për të paktën 30 persona

Must Read

“Besa” e gatshme për Tryezën e partive shqiptare, kërkon nga partitë jonënshkruese të tregojnë qëndrimin për Deklaratën e 2017-tës

Lëvizja Besa është e gatshme për Tryezën e partive shqiptare, por kërkon nga partitë jonënshkruese të tregojnë...

Nesër vazhdon seanca konstituive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit

Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi ka urdhëruar shërbimet Parlamentare që për nesër të përgatisin vazhdimin e seancës...

Zaevi nesër e merr mandatin për Qeverinë, Presidenti vendos edhe përkundër dilemave juridike

https://youtu.be/P2mpnwkboFY Presidenti Stevo Pendarovski njofton se nesër do t’ia ndajë mandatin kryetarit...

Në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup sot Bojan Jovanovski – Boki 13, vazhdoi me dorëzimin e kallëzimeve penale në procesverbal në lidhje me lëndët “Reket” dhe “Aleanca Ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Avokati i Jovanovskit, Sasho Dukovski theksoi se po dorëzohen kallëzime penale për të paktën 30 persona.

Jovanovski javën e kaluar filloi me dorëzimin e kallëzimeve, sot vazhdoi, ndërsa siç tha Dukovski, kjo do të vazhdojë edhe disa ditë.

- Advertisement -

“Po dorëzohen kallëzime penale kundër shumë personave, të paktën 30 persona dhe për shkak të seriozitetit të akuzave në kallëzimet penale nga ana e denoncuesit ishte kërkuar që të përshihen edhe institucionet ndërkombëtare me relevante për mbrojtje të të drejtave të njeriut, veçanërisht të ambasadave më relevante botërore të cilat kanë përfaqësitë e tyre diplomatike-konsullore në Republikën e Maqedonisë për shkak të përmbajtjes së asaj që deklarohet”, theksoi Dukovski.

- Advertisement -

Ai bëri të ditur se janë dorëzuar shtatë-tetë kallëzime penale, duke theksuar se po denoncojnë persona për veprime konkrete të cilët kanë lidhje me këto dy ngjarje penale.

Veprat, siç tha Dukovski, janë të bazuara me dëshmi me shkrim në masë të madhe dhe me dëshmi verbale të cilat janë për persona të cilët ishin direkt të pranishëm në ato veprime.

Në pyetjen e gazetarëve, se nëse ka procedurë a do të dëshmojë Jovanovski, avokati e konfirmoi këtë.

Dukovski tha se po dorëzohen edhe kallëzime penale për shkelje të të drejtave të njeriut të Jovanovskit, për sjellje johumane, për persona të cilët nuk ishin direkt të përfshirë në procedurë.

Sa i përket akuzave se i janë dërguar kërcënime Jovanovskit, herën e kaluar kur dorëzonte dëshmitë, Dukovski tha se ka dorëzuar kallëzim penal kundër një të panjohuri për rrezikim të sigurisë.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë në çdo moment për secilën procedurë të mëtutjeshme e cila do ta interesojë prokurorinë në lidhje me atë telefonatë”, tha Dukovski.

Avokati i Jovanovskit, Sashko Dukovski javën e kaluar deklaroi se kallëzimet janë për funksionarë të institucioneve shtetërore, por edhe për persona jashtë tyre. Gjatë kësaj, theksoi se kallëzimet penale janë për vepra keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve, zhvatje, mashtrim, dhënien e deklaratave të rrejshme, trajtim joadekuat, torturë…

Jovanovski në rastin “Reket” ishte dënuar me nëntë vite burg, ndërsa ish prokuroja speciale Katica Janeva me shtatë vite burg./MIA

- Advertisement -

Latest News

Nesër vazhdon seanca konstituive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit

Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi ka urdhëruar shërbimet Parlamentare që për nesër të përgatisin vazhdimin e seancës konstituive.

Zaevi nesër e merr mandatin për Qeverinë, Presidenti vendos edhe përkundër dilemave juridike

https://youtu.be/P2mpnwkboFY Presidenti Stevo Pendarovski njofton se nesër do t’ia ndajë mandatin kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev për...

Viti shkollor mund të vonojë, nëse s’ka Parlament funksional dhe nëse rëndohet situata me Covid-19

https://youtu.be/_wCJfOxJQQs Edhe pas disa takimeve të zhvilluara ndërmjet  MASh dhe ekspertëve shëndetësorë ende nuk ka vendim definitiv...

Gostivar, 285 të infektuar aktiv me Covid-19, SPB shqipton rreth 3 mijë dënime për mosmbajtjen e maskave

https://youtu.be/B5yT0gLHOpw 285 raste aktive shënohen në Komunën e Gostivarit dhe dy komunat e tjera që gravitojnë në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com