Boki 13 mbrëmë iu nënshtrua një operacioni urgjent në spitalin e qytetit

TË FUNDIT

I akuzuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski, i njohur me nofkën Boki 13, mbrëmë është operuar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “ Shën Naumi i Ohrit”.

Jovanovski nga burgu i Shuto Orizarës me urgjencë është sjell në spital ku menjëherë është operuar pasi që është konstatuar se ka pezmatim në stomak, ndërsa gjendja e tij tani është stabile./TV21