Boki 13: “Ky është vendim politik, paratë kanë përfunduar tek Zaevët”! Gjykatësja kërkon që Boki të nxirret jashtë

TË FUNDIT

Pasi iu shqiptua dënimi me 9 vjet burg, i gjykuari Bojan Jovanovski, i njohur edhe si Boki 13, në vend se të flasë për masën e paraburgimit, në sallën e gjyqit filloi të flasë për vendimin, çka bëri që gjykatësja Nikollovska-Masevska të urdhërojë nxjerrjen e të gjykuarit nga salla.

“Ky është vendim politik, paratë kanë përfunduar tek Zoran dhe Vice Zaev” tha Boki 13.

Më pas ai filloi të flasë për paraburgimin, me çka Nikollovska-Masevska e ndërroi vendimin dhe nuk e nxorri jashtë të gjykuarin.

Boki 13 tha se në ditët në vijim deri në Prokurori do të dorëzojë dëshmi për krim të bërë nga zyrtarë të lartë./TV21

🔴 [ВО ЖИВО] Пресуда за случајот „Рекет“

🔴 [ВО ЖИВО] Пресуда за случајот „Рекет“

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 18. Juni 2020