Bojan Jovanovski pas kryerjes së kontrollit mjekësor në klinikat e Shkupit është kthyer në burgun e Shutkës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, informoi drejtori i burgut, Esad Rahiq. Jovanovski sot është dërguar në klinikat e Shkupit për analizat që janë të nevojshme pas intervenimit të caktuar paraprakisht– kumtojnë nga burgu i Shutkës. I paraburgosuri Jovanovski më parë ka pasur të caktuar intervenim në spital privat, por vetë ka dashur që të transferohet në spital shtetëror për shkak se ai spital është i lidhur me dëshmitarin për rastin “Reket”. Përndryshe rregullat ligjore janë se të paraburgosurit së pari duhet të shkojnë në spital shtetëror, nëse aty nuk ka mundësi për mjekim, atëherë mund të shkojnë në vend tjetër ose vet të paguajnë operacionin në klinikë private. Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski i njohur si Kiçeec, janë në paraburgim, të dyshuar për rastin “Reket” për marrje të shpërblimit për ndikim joligjor.
