“Bllokuesit kanë emër dhe mbiemër”/Mariçiq: Deputetët e VMRO-së po bllokojnë shtetin e tyre

TË FUNDIT

Ata që po bllokojnë shtetin në rrugën eurointegruese kanë emër dhe mbiemër, është VMRO-DPMNE dhe deputetët e kësaj partie, thotë zëvendëskryeministri për Çështjet Europiane Bojan Mariçiq.

“Bllokada jonë për momentin ka emër dhe mbiemër, ajo është VMRO-DPMNE dhe deputetët e saj, të cilët po e bllokojnë shtetin e tyre. Skriningu do të përfundojë javën e parë të dhjetorit, ne jemi duke i përgatitur dhe do t’i dërgojmë ato udhërrëfyes që janë detyrimi ynë që nga përfundimi i skriningut  në klasterin e parë dhe do të ndalemi këtu nëse nuk përfundojnë ndryshimet kushtetuese, dhe meqenëse në momentin që nuk ka asnjë perspektivë që kjo të ndodhë, duhet të presim ngecje”, deklaroi Bojan Mariçiq – zëvendëskryeministri për Çështjet Europiane.

Maricic vlerëson se për momentin nuk ka perspektivë për ndryshimet kushtetuese, por thotë se koalicioni qeverisës nuk do të  dorëzohet dhe do të vazhdojë deri në ditën e fundit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare të diskutojë dhe të bindë kolegët e tyre nga VMRO-DPMNE që të mos të bllokojnë shtetin

“Ne nuk heqim dorë nga kjo deri në ditën e fundit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare, për të biseduar dhe bindur kolegët tanë nga VMRO-DPMNE që të mos e bllokojnë vendin e tyre për të hyrë në një tunel, në të cilin njëherë na vendosën në vitin 2008, dhe të mbledhin forcat për ta bërë këtë lëvizje së bashku dhe përgjegjësia do të ndahet, por edhe pikat për të vërtetuar në vepër se janë vërtet për BE”, pohoi Bojan Mariçiq – zëvendëskryeministri për Çështjet Europiane.

Reaguan nga VMRO-DPMNE përmes një komunikatë në të cilën thuhet: “Nuk e dimë nëse Mariçiq ka qenë në panairin e verës në Beograd, por sipas deklaratave dhe veprimeve të tij, ai konfirmon se ka qenë dhe se e ka shijuar verën e mirë. Fakti është se vera i bën dëm, ndaj le të jemi serioz, më mirë të pini vitamina në vend të verës. Mariçiq është ministri që ka raportin më të keq të Bashkimit Evropian deri më tani”- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.