Bllokohen disa rrugë të Shkupit, prezantohen shkallët e zjarrfikësve

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot, në Shkup, me fillim prej orës 19:00 – 21:00 Brigada e kundërzjarrit e Qytetit të Shkupit bashkë me Njësitin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të realizojë prezantim të shkallës së kundërzjarrit në rrugën “11 Tetori”.

Për këtë qëllim, në ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të jenë të mbyllura rrugët “11 Tetori” në hyrje të bulevardit “Koço Racin” deri te rruga “Republika e Krushevës”./TV21