Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe erës së fuqishme, fshatrat malorë në Nagoricane të vjetër dhe Likovë janë të bllokuara thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Autoritetet thonë se gjatë ditës ata morën informacion nga komunat se do të ndërhyjnë me mekanizëm të rëndë në rrugët që çojnë në këto vendbanime malore.
Disa fshatra në rajonin e Kriva Pallankës janë bllokuar për shkak se mbulesa e borës ka arritur mbi 40 centimetra. Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza informojnë se janë duke u pastruar rrugët rajonale, ku po punojnë ekipe të ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” dhe pritet mekanizimi për pastrimin e rrugës rajonale të komunës së Rankovcës, fshati German.
