Bllokimi i Kuvendit nuk është në interes të qytetarëve, thotë Osmani

TË FUNDIT

Duke folur në rolin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me bllokimin e Kuvendit nga opozita.

Tha se ajo nuk është në interes të qytetarëve, pasi sipas tij, Kuvendi është institucioni që kanalizon interesin e qyttarë, dhe sipas tij, interesi i qytetarëve tani për tani është menaxhimi sa më i suksesshëm i pandemisë.

“Institucionet duhet të përqendrohen në këto kërkesa. Lojërat politike nuk janë interes i qytetarëve. Parlamenti është kanalizim i zërit të qytetarëve. dhe bllokimi i tij, është bllokim i nevojave të qytetarëve. Në këto kushte të pandemisë, lojërat politike nuk i ndihmojnë as partive, por as qytetarëve”, tha Osmani, transmeton TV21.

Kjo deklaratë e Osmanit, vjen ngaqë si opozita maqedonase dhe ajo shqiptare janë duke e bllokuar procesin e miratimit të ligjeve në Kuvend, duke parashtruar me mijëra amendamente./TV21