Bllokadë e re në “Bogorodicë”, protestat e bujqve grekë e ndalojnë kufirin

TË FUNDIT

Qarkullimi në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” drejt Greqisë edhe sot nga ora 11:00 është plotësisht i bllokuar – si për hyrje, ashtu edhe për dalje, njofton LAMM. I mbyllur është edhe vendkalimi “Evzoni” nga pala greke. Në “Niki”–“Mexhitli” bllokada vlen vetëm për automjetet e mallrave dhe autobusët, ndërsa automjetet e pasagjerëve lejohen të kalojnë. Qarkullimi është normalizuar vetëm në vendkalimin “Dojran”. Shkak i ndalesave janë protestat e bujqve grekë, të cilët me traktorë kanë vendosur më shumë se 50 bllokada nëpër shtet dhe çdo ditë vendosin se sa gjatë do t’i mbajnë të mbyllura vendkalimet kufitare.