“Bllagoja Toska” assesi të përfundojë/ Qytetarët: As nga shtëpia nuk mund të dalim

TË FUNDIT

Bulevardi “Bllagoja Toska” assesi të përfundojë. Edhe pse punët filluan para katër muajsh, akoma nuk kanë përfunduar  300 metrat e para të rrugës. Nga komuna e Tetovës thonë se punët janë duke ecur në mënyrën e duhur dhe se ka fundi i vitit pritet të përfundojnë.

 “Sa i përket zhvillimit të punimeve në bulevardin Bllagoja Toska vlen të theksohet se infrastruktura nëntokësore, që përfshin kanalizimin fekal, atmosferik dhe rrjetin e ri të ujësjellësit është e përfunduar. Tani do të vazhdohet me fazë tjetër që është paraparë në projekt. Do të punohet me intensitet më të madh që kjo të jetë gati dhe në funksion të qytetarëve diku kah fundi i këtij vitit. Problemet pronësoro-juridike tashmë kanë përfunduar dhe për këtë ka vendim të plotfuqishëm nga gjykata themelore”- thonë nga Komuna e Tetovës.

Por qytetarët që banojnë në këtë zonë thonë se punët janë duke ecur shumë ngadalë dhe se po kanë pengesa në lëvizje.

“Nuk e di, nuk ma merr mendja, janë duke punuar pesë apo gjashtë muaj.”

“Nga vjet kanë filluar të punojnë të prishin, por në mars kanë filluar të punojnë,  i ngadalshëm është, procedura ja në mes të ditës nuk punojnë unë këtu afër banoj me veturë nuk ka gjasa të hyjë.”

“30 vjet jemi duke menduar për këtë rrugë, por në fillim ja nisën edhe tash u ndalën, por si kanë filluar duket se do e përfundojnë këtë pjesë.  Po u desht, po nisën në mëngjes dhe e lanë, ku është problemi se dijë. Unë kam punuar në diasporë këtu nuk kam punuar. Shiko çka kanë bë, si fëmijët  shiko e kanë lënë vrimën hapur. Zalli krejt brenda, fëmijë që është fëmijë kështu nuk mund ta lëne.  Unë si kuptoj pse kështu punojnë është diçka po se di, jo se nuk dinë.”

Më 18 qershor Kasami premtoi se kjo rrugë duhet të përfundojë në shtator apo tetor.

 “Unë e përmenda diku në marrëveshje që jemi marr veshtë me kompaninë, diku në vjeshtë, shtator, tetor, kjo rrugë duhet të jetë në shërbim të qytetarëve .”- deklaroi Bilall Kasami më 18 qershor të këtij vit.  

 Mjetet për hapjen e këtij bulevardi janë siguruar nga TAV ndërsa, edhe përkundër kësaj ka akoma shtëpi që duhet të rrënohen që ky bulevard të futet në funksion.