Sekretari i shtetit, Antony Blinken është pyetur në Tiranë për çështjen e dinarit në Kosovë.
Ai nuk dha një koment të qartë, se nëse duhej ose jo Kosova të merrte një vendim të tillë, por shtoi se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian – është zgjidhja ideale.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur dhe ne jemi të angazhuar për të bërë gjithçka që mundet për të bërë”, tha Blinken në konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton TV21.
