Blinken dhe Austin takuan Zelenskyn në Kiev

TË FUNDIT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin udhëtuan në Kiev për të takuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të dielën.

Një zyrtar ukrainas tha më herët se Blinken ishte në Ukrainë, por SHBA-ja refuzoi të komentonte.

Por në momentet e fundit, Uashingtoni njoftoi vizitën dhe tha se dyshja tanimë ishin jashtë territorit ukrainas.

SHBA-të përsëritën mbështetjen për Ukrainën dhe premtuan më shumë se 700 milionë dollarë në financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës.