Blihen 16 mijë teste serologjike! Do të mund të zbuloni a e keni pasur virusin edhe pa pasur simptoma!

TË FUNDIT

Fakulteti i Mjekësisë në Shkup është furnizuar me komplet reagensë për përcaktimin e koncentrimit të IgG anti-trupthave specifik për Kovid-19. Gjithsej 16 mijë teste do të dorëzojë farmacia Vesta, por në marrëveshjen, deri te e cila arriti TV21, nuk është theksuar se ku janë të prodhuar këto teste, për të cilat shteti do të paguaj 5.124.000 denarë, përkatësisht rreth 84 mijë euro me TVSH.

Përgjigje nuk morëm as nga Ministria e shëndetësisë, e as nga kompania që do ta kryej furnizimin, me të cilën dje është nënshkruar marrëveshje me afat prej 6 muajve. Nga Universiteti Kiril dhe Metodi, shkruajnë se furnizimi është pa konkurs për shkak se bëhet fjalë për rast urgjent në përputhje me nenin 55 paragrafi 6 Ligji për Furnizime publike.

Me fillimin e përdorimit të testeve cilësore precize serologjike për përcaktimin e anti-trupthave ndaj Kovid-19, për herë të parë në vend, do të mundësohet efikasitet më i lartë në shtet gjatë detektimit të individëve të infektuar, por gjithashtu do të mundësohet edhe zbulimi i individëve që e kanë tejkaluar sëmundjen pa simptome, me çka do të fitohen të dhëna më reale për zgjerimin e infeksionit. Fakulteti Mjekësor Shkup

Testet do t’i përpunojë Instituti për imunobiologji dhe gjenetikë humane, ku tashmë ka të instaluar pajisje automatike, ndërsa do të pajiset edhe Instituti për mjekësi dhe biokimi eksperimentale.

Rezultati i parë do të jetë gati për 20 minuta, ndërsa për një orë do të mund të përpunohen 180 analiza imunologjike. Saktësia e këtij lloji të testit është 97%. Jovica Paunoski, Gazetar Tv21

Kjo është procedura:

Merret gjak nga vena e pacientit;

  1. Më pas dërgohet në centrifugë ku ndahet serumi nga pllakat e gjakut;
  2. Shtohet 10 mikrolitra serum me tubth të veçantë e më pas vendoset në vendin e caktuar të testit;
  3. Ky test është negativ IgG do me thënë se virusi nuk ka qenë prezent më parë, ndërsa IgM do me thënë se në këtë moment virusi nuk është i pranishëm.

Po nëse jeni pozitiv me IgG përkatësisht se e keni pasur virusin, personat mjekësor thonë se kjo s’do të thotë se tani keni imunitet nga koronavirusi.

Organizata Botërore e Shëndetit aktualisht këshillon që teste të tilla të përdoren vetëm për monitorimin e komuniteteve ose së bashku me testet më të sakta molekulare, të cilat kërkojnë materiale gjenetike të virusit, por për të cilët nevojitet më shumë kohë për të marrë rezultate, sepse ato duhet të bëhen në laboratorë.

IRL apo INVESTIGATIVE REPORTING LAB publikoi se teste të shpejta kineze me cilësi të dobët janë shitur në Maqedoni si teste holandeze, por Ministri i Shëndetësisë thotë se nuk janë blerë teste të tilla serologjike nga kompania kineze Biozek.