Publikohet “6 Copë Jetë”
Këngëtari i mirënjohur, Blero Muharrem, para pak minutash publikoi këngën e re. “6 Copë Jetë” mban titullin kënga e re e artistit shqiptar, të cilën e solli të shoqëruar me videoklip dhe është pjesë e albumit të tij.
Për muzikën dhe tekstin u përkujdesën Fissi dhe Doni, transmeton rtv21.tv
Blero përmes llogarisë së tij në Instagram njoftoi se ditët në vijim (15,16,17,18 dhe 19 korrik) do të publikohen edhe pesë këngë tjera./21Media
.
