Bleona Qereti nuk mungon në inaugurimin e Trump! Shoqëron Richard Grenellin

TË FUNDIT

Presidenti i zgjedhur Donald Trumo sot pritet të betohet si presidenti i 47-të i SHBA-ve. Dita e inaugurimit përfshin një ceremoni zyrtare të betimit, si dhe shfaqje muzikore dhe një sërë ballosh formale. Por temperaturat e ulëta këtë vit do t’i zhvendosin ngjarjet në ambiente të mbyllura në Kapitol.

Pjesë e inaugurimit është edhe këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti. Në Instagram ka publikuar disa fotografi, ku mes tjerash ka pozuar me Richard Grenell.

“Momente ikonike për t’u çmuar #përgjithmonë ”, shkroi në mbishkrimin e fotografive.