Blendi Hodai: Nuk bojkotuan zgjedhjet presidenciale që mos tu prishen kalkulimet për Qeveri

TË FUNDIT

Mosbojkotimin e zgjedhjeve presidenciale nga partitë shqiptare, aktivisti Blendi Hodai e ka quajtu mungesë guximi dhe shtoi se mundohin qe mos t’i prishin kalkulimet për në Qeveri.

“Pozicionimi i partive shqiptare në këtë fushatë para zgjedhjeve të stome, në lidhje me zgjedhjet presidenciale ka qenë një pozicionim që shpërfaqë një lloj mungese të guximit te koalicionet shqiptare për shkak se, mundohen që të kalkulojnë dhe të bëjnë matematika që mos t’iu prishen më pas kalkulimet  për në Qeveri. Nuk ka ekzistuar thirrje për bojkot aktiv, sot do të kemi bojkot pasiv nga aktivistët politik”, tha Hodai.