Blegtorët e Pollogut kërkojnë subvencionet!

TË FUNDIT

Blegtorët e Pollogut gjatë ditës së sotme kanë kërkuar që ministria e bujqësisë të lëshojë  subvencionet  për vitin 2020. Rezervat e  barit  dhe të misrit  i kanë në fund, ndërsa nuk kanë mundësi që të  blejnë tjera. Nga ana tjetër koha e të mbjellave veç më është duke u ofruar dhe ata nuk mund që të kujdesen për bagëtitë e tyre.

Blegtorët kërcënojnë se nëse deri të premten e ardhshme nuk u paguhen subvencionet , me bagëtitë e tyre do të bllokojnë magjistralen Tetovë- Gostivar.

 “Ne si blegtorë të Poloogut bëjmë apel deri tek ministria bujqësisë që brenda javës që vjen  nëse nuk do të ketë lëshim të parave, jemi mbledh të gjithë kolegët dhe kemi marr iniciativë  të bllokojmë autostradën nëse nuk ka lëshim të parave”, tha një blegtor.

“Deri të premten të na paguhen subvencionet, nëse nuk na lëshohen do marrim masa tjera do  ta bllokojmë  autostradën Tetovë-Gostivar me gjithë blegtorët e Pollogut  dhe do i nxjerrim dhe bagëtitë në rrugë. Është vonesë e madhe, koha është për të mbjellat,  ne jemi të bllokuar dhe e vetmja mundësi është të na lëshohen subvencionet e 2020”, shtoi një tjetër blegtor.

“Apelojmë tek ministria bujqësisë tu ndihmoje bujqve në të gjithë rajonin e Pollogut për subvencionet  që janë të 2020 që janë të vitit të kaluar”, u shpreh një blegtor tjetër.

  Kontaktuam edhe me Ministrinë e bujqësisë, por nga atje thonë se pagesat i bën Agjencia për përkrahje  financiare  në bujqësi dhe zhvillim rural. U munduam të kontaktojmë edhe me ata por nuk arritëm të  biem në kontakt. Në Pollog janë të regjistruar 870 blegtorë. Ndërsa  ky nuk është viti i parë që blegtorët ankohen për subvencionet dhe çminimin e ulët të qengjave në kohën kur ushqimin për ta e kanë nga fundi.

TË NGJAJSHME