Black Friday, turma me qytetarë për të blerë! Filipçe: Duhet të jeni të durueshëm

TË FUNDIT

Manchester United-Liverpool, ndeshja kryesore sot në FA Cup

FA Cup rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të raundit të katërt. Skuadrat si Chelsea, Leicester...

BE: Do t’i detyrojmë kompanitë farmaceutike ta respektojnë marrëveshjen për dërgesë

Bashkimi Evropian do t’i detyrojë të gjitha kompanitë farmaceutike, me të cilat ka nënshkruar marrëveshje, ta respektiojnë pjesën e...

Mbyllet një lokal në Gazi Babë, punonte jashtë orarit të lejuar

Mbrëmë në ora 21:50 minuta, gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rajonin e Gazi Babës, nga ana e...

Osmani: Nuk ka Evropë të fuqishme pa Ballkan të fuqishëm

Ideja evropiane paraqet frymëzim për zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon. Maqedonia e Veriut është shembull i ndritshëm....

Qeveria gjermane përcaktoi disa vende me rrezik më të lartë për shkak të Covid-19

Pasi të premten Qeveria gjermane përcaktoi disa vende si me rrezik më të lartë për shkak të Kovid-19, prej...

Turma të mëdha vërshuan qendrat tregtare të Shkupit ditën e djeshme. As Covid-19 nuk i ndaloi qytetarët që të bëjnë shopping për Black Friday. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se i dënon aktet e të tilla të grumbullimit të qytetarëve dhe mos respektimit të masave preventive nga virusi korona.

“Edhe unë i pashë mbrëmë ngjarjet dhe aspak nuk i arsyetoj. Mendoj se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm sepse në këtë periudhë të gjithë duhet të përmbahemi, e dikush nga ne i ka ndërruar edhe shprehitë tashmë, apo mënyrën e funksionimit. Do të kemi mundësi për gjithçka më vonë, tani duhet të jemi të durueshëm dhe të respektojmë masat. Nuk ka masa tjera, edhe në botë edhe në Evropë janë të njëjtat masa dhe aty ku po respektohen po japin rezultatet e mira”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Këtë deklaratë ministri Filipçe e dha nga Prilepi, ku pati takim me kreun e kësaj komune Ilija Jovanoski. Javanovski pati kërkuar nga Qeveria që në Prilep të ketë masa shtesë apo karantinë për shkak të rrezikshmërisë dhe përhapjes së madhe të virusit korona, por një gjë të tillë Filipçe nuk ia pranoi. Sipas të parit të shëndetësisë masa tjera restriktive nuk do të vendosen në asnjë komunë.

“Në lidhje me masat shtesë restriktive, është e qartë se edhe tani masat po japin rezultate. Është e qartë se me këto masa të dimensionuara në këtë formë, me mbylljen e objekteve hotelierike dhe ndalesën për grumbullime pas orës 21, praktikisht gjatë tërë ditës, gradualisht po e qetëson situatën dhe bashkërisht konstatuam se nuk ka nevojë për restrikcione shtesë, të cilat nuk do të jepnin ndonjë efekt më domethënës se sa masat që tashmë janë në fuqi”, tha ministri i Shëndetisë, Venko Filipçe.

Një e treta e qyteteve në Maqedoni kanë rritje të të infektuarve, e në mesin e tyre është edhe Prilepi, por Filipce nuk preferon masa shtrënguese, sepse spitaleve në ndihmë do tu dalin mjekët amë, gjë që e kanë konfirmuar nga Lidhja e mjekëve amë.

Përndryshe që nga fillimi i epidemisë me virusin në Prilep janë shënuar 2903 raste, ndërsa aktualisht të infektuar në këtë komunë ka 1060 persona. Në maje të listës me më shumë të infektuar janë Shkupi, Kumanova, Prilepi, Gostivari dhe Tetova.

TË NGJAJSHME