Bjellorusja gjendet e pajetë në një hotel në Ohër! Policia nis hetimet, pritet obduksioni për zbardhjen e rastit

TË FUNDIT

Një shtetase e Republikës së Bjellorusisë është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në një hotel në Ohër.

Sipas njoftimit të SPB Ohër, rasti është denoncuar më 5 gusht rreth orës 07:45, ndërsa bëhet fjalë për një grua 53-vjeçare me inicialet I.T.

Vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Ohër.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Policia ka nisur masat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.