Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës

TË FUNDIT

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, ka thënë se Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës.

Zagorodnyuk ka theksuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Bjellorusia t’i bashkëngjitet Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

“Ka informacione se ushtarët e Bjellorusisë, janë futur në aeroplanë dhe janë nisur drejt Ukrainës”, ka shtuar ish-ministri i Mbrojtjes.

Kujtojmë që më 24 shkurt, forcat ruse me urdhër të presidentit Vladimir Putin kanë filluar pushtimin e Ukrainës, ndërsa sot për të katërtën ditë me radhë po zhvillohen luftime të ashpra, shkruan The Guardian.