Bjellorusia lëshoi urdhër-arrest për Svetlana Tihanivskajën, kandidate presidenciale në zgjedhjet e mbajtura në gusht të këtij viti, nën akuzë se ka bërë thirrje që të dëmtohet siguria kombëtare bjelloruse, deklaroi sot për Agjencinë TASS një burim nga gjyqësia në Minsk.
Sipas tij, “bëhet fjalë për shkelje të nenit 361 të Kodit Penal të Bjellorusisë (thirrje për veprim kundër agjencive dhe institucioneve shtetërore)”.
Bjellorusia paraprakisht ka lëshuar urdhër-arrest për arrestim, i cili vlen edhe në Rusi, për shkak të marrëveshjes dypalëshe që e kanë këto dy vende.
Më 9 gusht, Komisioni i Zgjedhjeve të Bjellorusisë bëri të ditur se Aleksandar Lukashenko ka fituar 80,10 për qind të votave, ndërsa Tihanovskaja 10,12 për qind.
Ajo refuzoi t’i pranojë rezultatet, duke i vlerësuar të kurdisura, dhe ditën e njëjtë e lëshoi Bjellorusinë dhe shkoi në Lituanianë fqinje.
