Bjellorusia kërkon që SHBA-ja ta zvogëlojë praninë diplomatike në vend

TË FUNDIT

Bjellorusia e urdhëroi SHBA-në që ta zvogëlojë praninë diplomatike në shtet si përgjigje e sanksioneve të reja të Uashingtonit, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë.

“Ne i propozuam palës amerikane ta zvogëlojë numrin e të punësuarve në ambasadën në Minsk në pesë persona deri më 1 shtator”, tha zëdhënësi i Ministrisë, Anatolij Glaz.

Ai i dënoi aksionet “e hapura armiqësore” të SHBA-së.

Këtë javë, SHBA-ja vendosi sanksione të reja kundër Bjellorusisë dhe institucionet dhe kompanitë lidhur me Qeverinë e presidentit Aleksandar Lukashenko, duke e rritur presionin mbi qeverinë bjelloruse.